21-11-2024

Malisheva nga e hëna me targa 04

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu sot në Malishevë do të promovojë kodin 04 për targat e kësaj komune.Veliu do të takohet me zyrtarët e Komunës sot, në ora 15:00, në zyrën e Kryetarit të Komunës.

“Në këtë takim do të bëhet njoftimi për pronarët e automjeteve të Komunës së Malishevës se, që nga data 11 janar 2021, do të pajisen me targat e automjeteve me kodin 04, një kërkesë kjo e kahmotshme e qytetarëve të Malishevës, e shprehur qartë përmes të gjitha strukturave komunale dhe partive politike të kësaj komune”, thuhet në një komunikatë për media./21Media

Asnjë koment

Comments are closed.