27-04-2024

Malisheva prin sa i përket pickimit nga rriqrat

Mbështetur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShP), gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes të situatës epidemiologjike dhe grumbullimit të rasteve për periudhën 1 shkurt deri më 31 maj të këtij viti, del se numrin më të madh të rasteve të pickimit nga rriqrat në Kosovë, gjithsej 538 e ka komuna e Malishevës.

Pas saj vjen Suhareka me 446 raste,  Klina me 249 raste, si dhe komunan e Rahovecit me 123 raste.

Komunat e tjera kanë numër më të vogël të rasteve. Në nivel vendi është raportuar për gjithsej 2.201 raste të pickimeve nga rriqrat.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të viteve paraprake, sivjet është raportuat numër paksa më i rritur i rasteve të pickuara./gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.