Suhareka kërkon vëzhgim 24 orësh të policisë për t’i ruajtur pyjet

Dëmtimi i pyjeve të komunës së Suharekës është paraqitur si alarmant. transmeton “gazetaeprizrenit.net”.

 

Për të ndërmarrë masa, kryetari i komunës Bali Muharremaj ka takuar pylltarët dhe drejtuesit më të lartë të policisë.

 

Ai në fjalimin e tij e ka paraqitur si shqetësuese gjendjen dhe ka kërkuar nga Drejtoria e Bujqësisë të jenë vigjilentë në këtë aspekt, duke i mbrojtur pyjet, të cilat siç ka thënë janë pasuri e jona natyrore dhe për këtë duhet të jemi aktiv dhe marrë masa për personat, të cilët i bëjnë këto keqpërdorime.

Në takim kanë marrë pjesë edhe komandanti i Policisë Rajonale të Prizrenit Nexhmi Krasniqi dhe drejtori regjional i pylltarisë Ali Buzhala si dhe përfaqësues të stacionit të policisë së Suharekës, të cilët u shprehen të shqetësuar me ngjarjet e dëmtimeve që po ndodhin nëpër pyjet e komunës së Suharekës.

 

Ata kanë paralajmëruar masa ndëshkuese për personat që kapen duke dëmtuar apo duke transportuar dru pa lejen përkatëse.

 

Në kontekstin e një kontrolli sa më të rreptë, Muharremaj ka kërkuar nga policia të jenë në dispozicion 24 orë për t’i minimizuar veprimet e tilla keqbërëse./gazetaeprizrenit.net/