24-11-2024

Malishevë, Albin Kurti i premton 1000 bursa (VIDEO)

Në Malishevë, sot, e kërkoi votën kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai premtoi një mijë bursa, brenda dhe jashtë shtetit, për gratë dhe vajzat që shkëlqejnë në shkenca natyrore.

Albin Kurti premtoi edhe barazi sociale në rast se udhëheqë me ekzekutivin. Askush, sipas tij, nuk do të jetë më i varfër.

E një ish-deputete, që është edhe re e Malishevës, tha se pas 6 tetorit, Vetëvendosja do të jetë subjekti më i madh parlamentar. Albulena Haxhiu bëri edhe pak matematikë kur tregoi sa do të fitojë ky subjekt./Klan Kosova

 

Asnjë koment

Comments are closed.