Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në koordimin me Shtabin Komunal të Komunës së Malishevës, informon banorët e fshatrave për dezinsiktimin selektiv të zonave endemike në këtë komunë.
Spërkatja e hapësirave publike po bëhet, duke filluar nga ora 8:00.
Fshatrat të cilët do të përfshihen në dezinsektim, brenda këtyre ditëve dhe datave janë si në vijim: në Lladroc, të shtunën, ndërsa Senik, të hënën, më 07 maj.
Të gjithë banorët e zonave ku do të bëhet dezinsektimi, janë të obliguar t’i marrin masat e duhura preventive.
Spërkatja tashmë është realizuar në disa fshatra.