24-04-2024

Malishevë: Sot dezinfektohet Lladroci

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në koordimin me Shtabin Komunal të Komunës së Malishevës, informon banorët e fshatrave për dezinsiktimin selektiv të zonave endemike në këtë komunë.

Spërkatja e hapësirave publike po bëhet, duke filluar nga ora  8:00.

Fshatrat të cilët do të përfshihen në dezinsektim, brenda këtyre ditëve dhe datave janë si në vijim: në Lladroc, të shtunën, ndërsa Senik, të hënën,  më 07 maj.

Të gjithë banorët e zonave ku do të bëhet dezinsektimi, janë të obliguar t’i marrin masat e duhura preventive.

Spërkatja tashmë është realizuar në disa fshatra.

Asnjë koment

Comments are closed.