24-04-2024

Prizren: Sot shënohet “Dita e Karabashit”

Sot shënohet festa tradicionale e njohur si “Dita e Karabashit”,  që kremtohet në kuadër të Shën Gjergjit.

 

 

Qytetarë jo vetëm nga Prizreni e rrethina, por edhe me gjerë, përfshirë edhe viset veriore të Shqipërisë si zakonisht këtë ditë e shfrytëzojnë për kryer rite të ndryshme fetare,  por edhe për të shëtitur e blerë gjësende të ndryshme.

 

 

Në kontekstin e kremtes, qindra njerëz në qytet, vizitojnë varrezat e më të afërmve dhe kryejnë rite fetare në tyrbet e këtushme.

 

Gurabitë me pasqyre janë pjesë e adhuruar nga fëmijët në kuadër të traditës.

 

 

Kremtimi karakterizohet me lojëra të shumta, pastaj  fluks të madh të vizitorëve, kryesisht në fusha të gjëra, pranë tyrbeve, parkun e qytetit apo ndonjë vendbanimi të lasht.

Kjo festë në Rrafshin e Dukagjinit organizohet pranë tyrbeve të shenjta, në afërsi te të cilave theren qengje.

 

 

Kremtimi i kësaj feste vazhdon deri në mesnatë, kur qytetarë të shumtë, përfshirë edhe qiftet e reja dalin për xhiro në qytet, ndërsa qendra mbushet si asnjëherë më parë.

 

 

Do theksuar se ka zëra, kryesisht nga besimi mysliman, të cilët prej vitesh janë shprehur kundër këtij kremtimit duke e vlerësuar atë si diçka të imponuar dhe të huaj.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.