Masat e reja: Çka do të ndodhë me gastronominë, qendrat tregtare dhe hoteleritë?

Ministria e Shëndetësisë ja ka propozuar masat e reja që duhet ndërmarr.

Indeksonline ka arritur të siguroj masat e propozuara, që po priten të votohen nga Qeveria e Kosovës.

Sa i përket gastronomisë, qendrave tregtare dhe hoteleritë, pritet të ndërmerren këto masa:

Lexo edhe:

E tmershme: Masakra serbe në Lugishtë-Has më 1999-dokumentar (VIDEO)

 

-Komunat me rrezik të ulët të infeksionit, nga 1 deri në 75 persona të infektuar në 100 mijë banorë brenda javës, që janë të kategorizuar me ngjryë të gjelbërt:

1.Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 19:00, duke respektuar manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit Covid-19

2.Veprimtaria e hotelerisë dhe gastronomisë ndalohet pas orës 19:00,përveç shërbimit” merr me vete” dhe“porosi me dërgesë”

-Kurse, komunat me rrezikshmëri mesatare të infeksionit prej 76 deri në 149 persona të infektuar në 100 mijë banorë, të kategorizuar me ngjyrë të verdhë, janë ndërmarr këto masa:

1. Qendrat tregtare lejohen të punojnë prej orës 06:00 deri në ora 18:00, duke respektuar manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit Covid-19.

2. Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 06:00 deri në ora 18:00, pas orës 18:00 punojnë me shërbim“merr me vete”dhe “porosi-dërgesë”.

Ndërsa, komunat me rrezik të lartë që nga mbi 150 të infektuar në 100 mijë banorë, janë të kategorizuar në zonën me ngjyrë të kuqe, do të merren këto masa:

1. Puna e gastronomisë ndalohet përveç shërbimit“mere me vete”, “porosi me dërgesë”dhe“shërbimit për mysafirë të hotelit”

2. Ndalohet veprimtaria e qendrave tregtare

3. Ndalohet shërbimi i tekstilit, teknikës së bardhë dhe të tjera në markete, me përjashtim të sektorit të produkteve ushqimore./Indeksonline/