24-04-2024

Mbi 1.500 dokumente hyrje-dalje janë lëshuar deri tani në pikat kufitare në hyrje të Kosovës

Në mesnatë ka filluar pajisja me dokumente të hyrje-daljeve për të gjithë shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se deri tani janë lëshuar 1,501 fletëdeklarime nëpër pika kufitare, përveç atyre në Bërnjakë dhe Jarinjë.

Postimi i plotë:

Përveç në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të zhvillimeve të shkaktuara nga strukturat ilegale serbe, në të gjitha pikat tjera kufitare në hyrje të Republikës së Kosovës po vazhdon lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje.

Deri më tash, janë lëshuar 1501 dokumente në pikat kufitare.

Asnjë koment

Comments are closed.