25-05-2026

Mbi 405 mijë fëmijë përfitojnë nga shtesat, publikohen të dhënat për skemat sociale

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat më të fundit për skemat e mirëqenies sociale për muajin prill 2026, ku numri më i madh i përfituesve rezulton të jetë nga skema e shtesave për fëmijë.

Sipas raportit zyrtar, nga kjo skemë kanë përfituar gjithsej 405 mijë e 722 fëmijë, ndërsa vlera e mjeteve të shpërndara ka kaluar 14.7 milionë euro.

Në të njëjtin raport bëhet e ditur se pensionet bazike të moshës kanë përfshirë 164 mijë e 187 përfitues, me pagesa që arrijnë mbi 25.9 milionë euro, ndërsa pensionet kontributpaguese kanë përfshirë 48 mijë e 76 persona.

ASK thekson se skemat sociale në vend vazhdojnë të fokusohen në mbështetjen e të moshuarve, familjeve në nevojë dhe kategorive të ndryshme sociale, përfshirë veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve.

Raporti përfshin gjithashtu edhe kategori të tjera sociale që përfitojnë nga buxheti shtetëror, si pjesë e politikave të mirëqenies në Kosovë.

Asnjë koment

Comments are closed.