22-09-2020

Mbrëmje e keqe për Suharekën, vërshohen rrugët nga reshjet e shumta të shiut

Gjatë ditëve të fundit ka mbizotëruar mot i ligë në tërë Kosovën, ku janë shkaktuar dëme të mëdha.

Njëjtë ndodhi edhe gjatë mbrëmjes së sotme në Komunën e Suharekës, ku reshjet e shiut nuk kanë të ndalur, shkruan Indeksonline.

Në një video të siguruar nga “Suhareka Express”, shihet së është vërshuar rruga “Brigada 123”, më saktësisht rruga afër stacionit të autobusëve.

Nga moti i keq, është ndërprerë për disa minuta edhe energjia elektrike./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.