03-11-2024

Më 28 gusht dhe 1 shtator testi i dytë i Maturës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim për datat e mbajtjes së provimit të Maturës Shtetërore 2018, në afatin e dytë.

Sipas këtij vendimi, maturantët e mbetur për afatin e dytë të maturës, do t’i nënshtrohen provimit më datë 28 gusht 2018 (pjesa e parë) dhe më 1 shtator 2018 (pjesa e dytë), transmeton KP.

Këtë vendim, Bytyqi e ka marrë pas sugjerimeve nga Komisioni Shtetëror i Maturës lidhur me dinamikën e planifikuar të organizimit të Provimit të Maturës Shtetërore.

Asnjë koment

Comments are closed.