16-05-2022

Merret vendimi për krijimin e komisionit për studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin e sotëm për krijimin e komisionit për studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se ky është një hap konkret që ishte nënshkruar në Shkup nga kryeministrat e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ai në një konferencë për media ka shtuar se kjo rrugë lidh dy korridore rrugore shumë të rëndësishme.

“Ky është një hap konkret në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në Shkup nga dy kryeministrat që ka të bëjë me realizimin e një projekti që lidh dy korridore shumë të rëndësishme, një që arrin nga Shkupi në Durrës dhe një tjetër lidh korridorin e rrugës së Kombit nga Prishtina në Tiranë, këto dy korridore mund të lidhen përmes rrugës Prizren-Tetor”, ka thënë Aliu,

Asnjë koment

Comments are closed.