Mesfushori i talentuar i Lyonit, “fiksimi” i ri i Guardiolës
Verën që lamë pas Lyoni refuzoi një ofertë prej 50 milionë eurosh nga ana e Manchester Cityt për mesfushorin 21-vjeçar Tanguy Ndombele, i cili po zhvillon paraqitje mjaft bindëse, që prej sezonit të kaluar.
Pikërisht paraqitja në këtë takim e Ndombelesë e ka bindur Guardiolën që t’u kërkojë drejtuesve të skuadrës një sforcim që në muajin janar, për të rritur ofertën dhe për të sjellë 21-vjeçarin në kampionatin anglez.
Presidenti i Lyonit, nëpërmjet deklaratave në media ka kërkuar plot 75 milionë euro për kartonin e mesfushorit 21-vjeçar, por mediat në Angli janë të bindura se ai nuk do të refuzonte një ofertë prej 60 milionë eurosh nga ana e Manchester Cityt./Top Channel