Prizrenasi Rexhbeqaj, një tjetër shqiptar që po shkëlqen në Gjermani

Numri i talenteve shqiptarë të futbollit në Gjermani po rritet. I fundit që po tregon vlerat e tij është Elvis Rexhbeqaj.

Ai ka lindur në fshatin Gjonaj të Prizrenit, derisa tashmë po luan te skuadra e Wolfsburgut në Bundesliga, shkruan albinfo.ch, përcjell “GazetaePrizrenit.net.

Elvisi ishte titullar për Wolfsburg së bashku me Admir Mehmedin, në ndeshjen e fundit ndaj Mainzit, që përfundoi pa gola.

Ai aktivizohet në rolin e mesfushorit dhe së fundmi ka fituar besimin e trajnerit të tij.

Elvisi deri më tani nuk është aktivizuar me asnjë kombëtare moshash dhe është në dilemë për të ardhmen, edhe pse është vetëm 20-vjeç.

Ai mund të luajë për Gjermaninë, Shqipërinë apo Kosovën.