“Mesi i Kosovës”, Myrtezani ftohet nga gjiganti i Bundesligës, Schalke 04
Kur filloi të ushtroj futboll, e quajtën Mesi, ndërsa edhe vet ai e pëlqen yllin e Barcelonës dhe kombëtares argjentinase, Lionel Mesi.
Një ndër talentët më të mëdhenjë të futbollit kosovar, Ylli Myrtezani, këtyre ditëve ka udhëtuar drejt qytetit Gelzenkirhen të Gjermanisë, pasi është ftuar në s’prova tek gjiganti i Bundesligës, Schalke 04.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar për TV Prizreni, babai i Yllit, Fatmiri, i cili thotë se Ylli tashmë ndodhet në Gjermani me ftesë të drejtuesve të klubit të “ Mbretërve të kaltër” , siç njihet ndryshe skuadra gjermane Schalke.
Ylli për një kohë ka qenë në s’prova në kampionin e ri të Anglisë, Manchester City, si dhe në Schalke 04, ndërsa interesim për atë ka shfaqur edhe gjiganti portugez, SL Benfica dhe skuadra e famshme londineze, Arsenal.
Me sa duket, testimi i mëparshëm i Yllit në Gelzenkirhen, ka lënë mbresa tek drejtuesit e skuadrës gjermane, të cilët së fundi kanë shprehur interesim konkret për ta ftuar talentin kosovar në radhët e veta duke i dërguar ftesë zyrtare nga njëri ndër menaxherët e këtij klubi. Myrtezani është pjesë e grupmoshave të reja të KF “ Liria”, duke treguar paraqitje impresive në fushën e blertë./tvprizreni/