Ministri i Arsimit: Do të urdhëroj kompensimin e orëve të humbura të mësimit nga greva

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, bëri të ditur se “Do të urdhëroi që orët e humbura nga greva  të kompensohen. Ky vendim do të mbikqyret nga gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit”.

I pari i arsimit tha me këtë rast se “Edhe pse ligji për greva nuk obligon kompensimin e orëve, nuk jemi të interesuar që të dëmtohen nxënësit dhe procesi mësimor”.

Bytyqi ftoi grevistët që ta ndërpresin grevën dhe të ulën së bashku për ta gjetur një zgjidhje deri më datën 31 janar, kur edhe do të bëhet votimi i Projektbuxhetit.

Ai shprehet i bindur se deri atëherë mund ta mbyllin këtë çështje.