Ministria e Mbrojtjes ka një njoftim të rëndësishëm për ata që kanë aplikuar në FSK
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar kandidatët për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës se Bordi Përzgjedhës ka bërë miratimin e listës së kandidatëve që i plotësojnë kriteret për tu proceduar për testime.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ministria ka bërë me dije se testi fizik do të filloj me datën 28.09.2020 dhe do të mbahet në kazermën” Skënderbeu” –në Ferizaj dhe do të vazhdoj me grupe sipas orarit që do të publikohet.
Lexo edhe:
Burgim i përjetshëm për policin që akuzohet se vrau punëtorin e kazinos në Suharekë
Komuna e Prizrenit në vendet e fundit në Kosovë për Kulturë, Rini e Sport (Dokument)
Në këtë link gjeni listën e kandidatëve të cilët i plotësojnë kriteret për t’u proceduar për testime.