10-11-2024

Minstri Kujtim Gashi dorëhiqet nga pozita e asamblistit

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Kuvendit Komunal të Prizrenit.
Përmes një njoftimi në “facebook” ai ka deklaruar se këtë hap e ndërmerr për shkak të angazhimit në Ministri.

Shkrimi i tij:

Të nderuar qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren. Sot kam dhënë dorëheqje nga pozita e Këshilltarit (Asamblistit) të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Dorëheqja ime lidhet me punën time si Ministër dhe me pamundësinë për të dhënë kontributin tim si këshilltar komunal, por edhe me dëshirën për të mos mbajtur dy pozita në të njëjtën kohë. Gjithashtu dua t’i mundësoj një kolegut tjetër i cili do të më zëvendësojë mua në kuvendin e komunës.

Isha i nderuar që isha bartës i listës së kandidatëve për kuvendin komunal nga Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren, ku falë mbështetjes së madhe nga Ju, ne morëm 19440 vota, një rritje e jashtëzakonshme e numrit të votave nga zgjedhjet e kaluara të vitit 2013. Faleminderit shumë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.