27-04-2024

Rreth 2.770 maturantë prizrenas i nënshktrohen Testit të maturës shtetërore

Faza e parë e Testit të Maturës Shtetërore  do të mbahet më 30 maj, ku do t’i nënshtrohen 2.774 maturantë të komunës së Prizrenit, të të gjitha profileve. Zyrtarët  komunal arsimor  kanë ndërmarrë të gjitha masat  që ecuria e testit të jetë në nivel dhe rezultatet të jenë sa më të sakta.

 

Drejtori i arsimit në Prizren, Skender Susuri  tha  se matura shtetërore është njëra nga veprimtaritë kryesore të vendit dhe si e tillë duhet menaxhuar mirë.

 

“Jam i bindur se ne si komunë e Prizrenit, por edhe si Kosovë do të dalim shumë edhe kësaj radhe, pasi që ne  kemi dhënë dy prova paraprake sa i përket organizimeve të testeve, atë PISSA ku  kemi qenë komunë model dhe testin e arritshmërisë”, pohoi Susuri.

 

Fehmi Hyseni, kryetar i Komisionit për maturë shtetërore, tha se ministri  i arsimit  do të marrë një vendim  rreth keqpërdorimit të organizimit të testit në fjalë do të ndëshkohen.

“Misnistri Bytyçi do të marrë një vendim për ndëshkim ndaj atyre që janë në angazhuar në mbarëvajtjen e testit, në rast se i keqpërdorin rregullat e parapara , dhe se asnjëherë, personat e njëjtë  nuk do të marrin pjesë në testin shtetëror të maturës”, tha Hyseni.

 

Kjo sipas tij bëhet që testi të dal sa më objektiv dhe i saktë, dhe se nxënësit meritorë të cilën gjatë të gjitha viteve ishin me nota të larta të dalin  me pikët maksimale edhe ne test, e jo të ndodhë e kundërta.

Testi i Maturës  do të mbahet në dy faza, faza e parë më 30 maj ndërkaq faza e dytë më 7 qershor.

DKA në Prizren ndërkaq mbajti takim të përbashkët me administruesit e caktuar në 19 qendrat testuese, drejtorët e këtyre qendrave dhe koordinatorët, të cilët i njoftuan për rregullat dhe mbarëvajtjen e testit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.