25-11-2024

Mirëpritet hapja e aeroportit në Kukës, AKB-ja e sheh si mundësi për ekonominë e Kosovës

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) e vlerëson si mundësi të madhe edhe për Kosovën, për ekonominë, turizmin dhe investimet e huaja, hapjen e aeroportit të ri nē Kukës.

Nëpërmes një komunikate për shtyp, AKB që udhëhiqet nga Agim Shahini thekson se ky aeroport që është vetëm 100 kilometra nga Prishtina do të ofrojë mes tjerash konkurrencë dhe shërbime më te lira e më të shpejta edhe për kosovarët e diasporën.

Komunikata e plotë:

Kosova dhe Shqiperia edhe me një aeroport të ri në Kukës.

AKB e vlerson si mundesi të madhe dhe te re për Kosovën, per ekonomine, turizmin dhe investimet e huaja me rastin e hapjes së aeroportit të ri nē Kukes.

Kjo eshte më shume ne funksion të Kosoves se sa të vete Shqipërisë pasi që Prishtina ka rreth 100km, kjo eshte edhe nje konkurence e drejtper sedrejti e aeroportit te Prishtinës qe pasagjeret do perfitojne sherbime me te lira e me te shpejta por edhe me shume zgjidhje per udhetimin e diaspores shqiptare.

Kjo rrite edhe mundsine e konkurences të importeve dhe eksporteve tê mallrave dhe sherbimeve kombetare dhe nderkombetare të Kosoves dhe të Shqiperise por dhe me gjere.

Sot më shumë u ndie mungesa e presidentit Hashim Thaqi se sa prezenca e dhe realizimi i përfunduar i projektit duke lartësue këtë figur nga Kryeministri, Edi Rama.

Asnjë koment

Comments are closed.