Ka ndërruar jetë mjeku prizrenas, Nexhip Berisha, që ishte i infektuar me COVID-19.
Dr. Berisha ishte zyrtar në Drejtorinë për shëndetësi në Prizren dhe punëtor disa vjeçar në njërën nga QMF-të në Prizren.
Dr. Berisha, 54 vjeçar ka qenë specialist i mjekësisë familjare, ndërsa gjatë luftës dha një kontribut duke ju bashkuar radhëve të UÇK-së si mjek, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Për vdekjen e tij ka shkruar edhe drejtori i Spitalit të Prizrenit, Dr. Afrim Avdaj, duke vlerësuar se përjetësia i takon heronjve, punonjësve shëndetësorë në betejën e tyre sublime në ruajtjen e shëndetit publik.
“Ti ike nga kjo botë duke e ditur se Vdekja është përfundim i një tregimi dhe fillim i një tjetri.
Do të jesh me ne ashtu siq ishe me mua si shok i studimeve, si doktor dhe do të jesh me mua si frymezim i një miqësie dhe si një koleg i paharuar.
Përjetësia ju takon heronjëve,punonjësve shëndetësore në betejën e tyre sublime ne ruajtjen e shëndetit të popullatës
Dr.Nexhip Berisha pusho në tokën e bekuar të Kosovës për të cilën punove pa rreshtur.
Ngushllime familjarëve e miqve tonë të përbashkët”, ka thënë Avdaj. / GazetaePrizrenit.net