Në ditët e para të korrikut parashihet mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell, nuk përjashtohen edhe reshjet.
Temperaturat e ajrit do të rriten rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 12 C deri në 16 C, e maksimalet nga 27 C deri në 30 C.
Do të jetë mot kryesisht me diell dhe rritje të temperaturave. Për shkak se rajoni ynë ndodhe ndërmjet masave të ndryshme ajrore, orëve të pasdites vende-vende nuk përjashtohet mundësia për reshje lokale të shiut me bubullima.
Sot paradite mot kryesisht me diell. Gjatë ditës mot pjesërisht i vranët, e pasdite dhe në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.