Gjatë ditëve të para të majit, temperaturat mbesin mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 11 deri në 14 C, ndërsa maksimalet nga 24 deri në 26 C.
Më 1 e 2 maj pritet mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë. Me maj pritet mot i ngrohtë, me vranësira dhe diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje në perëndim të vendit mundësi për reshje të dobëta shiu.