18-05-2024

Moti gjatë javës

Sipas Prishtina Weather, gjatë javës pritet mot më stabil, kryesisht me diell, ndërsa pasdite mundësi për reshje lokale shiu.

Referuar  parashikimeve, ditëve të fundit të muajit gusht, fusha ciklonike dhe masa të ftohta ajrore nga Atlantiku verior, mund të depërtojnë edhe mbi rajonin tonë duke sjell reshje shiu dhe rënie të temperaturave.

Sot paradite mot kryesisht me diell. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen dhe priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

Të martën dhe mërkurën do të ketë mot më të nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Të entjen dhe të premten, mot kryesisht me diell. Të premten pasdite, rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat e ajrit, do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet nga 14 C deri në 16 C, e maksimalet nga 28 C deri në 30 C.

Asnjë koment

Comments are closed.