18-05-2024

Moti gjatë javës

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit Javën e ardhshme parashihet mot i ndryshueshëm, me vranësira, diell dhe reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës reshje shiu parashihet të ketë të martën dhe të enjten, ndërsa vikendi paraqitet me reshje më të theksuara shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 g. C.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-8m/s. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.