Moti në tri ditët e ardhshme
Sot – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, e ditën mot më i butë.
Të hënën – Mot i butë, gjatë ditës vranësirat do të shtohen. Në mbrëmje vonë priten reshje lokale shiu.
Kohëpaskohe priten reshje lokale shiu, në vise malore borë. Ditën e mërkurë butë, kryesisht me vransira. Në mbrëmje reshje shiu, që më vonë gjatë natës do të shndërrohen në reshje bore.
Gjatë kësaj periudhe pesë ditore temperaturat do të shënojnë rritje graduale edhe mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -5 C deri në 4 C, e maksimalet nga 5C deri në 12C.
Do të fryejë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s, ndërsa në fillim të javës kryesisht nga jugperëndimi 4-14m/s.
Shtypja atmosferike do rritet mbi vlera normale, e nga fillim i javës do të pësojë rënie.