Moti për fundjavë
Në rajonin e Prizrenit, sikurse edhe në Kosovë sot dhe nesër temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.
Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në perëndimin dhe jugperëndimin e vendit ka mundësi të vogla që të ketë zhvillim të vranësirave dhe riga të izoluara shiu.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.