20-04-2024

Ish-deputeti i PDK-së dhe MASHT-i përplasen për postin e drejtorit të Institutit Pedagogjik

Çoçaj, i cili që nga viti 2014 po e mban të pezulluar pozitën e drejtorit në IPK, të hënën, ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit, shkruan sot Koha Ditore.

Dorëheqjen ka thënë ta ketë bërë për arsye personale, derisa menjëherë të martën ka bërë kërkesë në MASHT për t’u rikthyer si drejtor në Institut.

Ai po e fajëson ministrin e MASHT-it, Shyqiri Bytyqi, se po do ta pengojë rikthimin e tij në pozitën e drejtorit. Nga ana tjetër, ministri Bytyqi ka bërë të ditur se Këshilli Drejtues i Institutit Pedagogjik tashmë ka marrë vendim që për këtë pozitë, e cila ka qenë e pezulluar 4 vjet me radhë, të shpallet konkurs.

Pezullimin e pozitës së drejtorit të Institutit Pedagogjik, ish-deputeti i PDK-së, e pati bërë duke u bazuar në nenin 89 të Ligjit për shërbimin civil, i cili flet për pezullimin e dakorduar të marrëdhënies së punës në shërbimin civil.

Asnjë koment

Comments are closed.