Moti sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me vranësira të cilat do të kalojnë në reshje shiu të intensitetit të ulët.
Në njoftimin e IHMK-së, thuhet se temperaturat minimalet do të jenë nga 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.