05-05-2024

Munistri Murati nënshkruan një vendim të rëndësishëm për komunat

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se në pajtim me Nenin 9.6 të Ligjit të Buxhetit, është miratuar sot bartja e të hyrave vetanake të komunave

Sipas Muratit, të hyrat vetanake të komunave kapin vlerën prej 60 milionë euro.

“Në pajtim me Nenin 9.6 të Ligjit të Buxhetit, sot kam miratuar bartjen e të hyrave vetanake të komunave në vlerë prej 60 milionë eurove. Bartja në këtë formë bëhet për të hyrat vetanake që kanë qenë të alokuara, kurse për pjesën e pa-alokuar, bartja bëhet me vendime të kuvendeve komunale përkatëse”, tha Murati./IO

Asnjë koment

Comments are closed.