20-04-2024

Mushtisht, një person godet me veturë xhaminë dhe e lë veturën aty

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 13:30, në fshatin Mushtisht të Suharekës ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.

Një person i panjohur ka goditur me veturë objektin e xhamisë.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari e ka lënë veturën aty dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.