19-05-2024

Nagavci tha së pari kompensimi i orëve tani pagat, vjen përgjigja e Rrahman Jasharajt

Pas një muaji vonesë, mësimi në shkollat e Kosovës filloi të hënën.

E pas nisjes së mësimit, mësimdhënësit kuptuan se do të paguhen për muajin shtator, vetëm atëherë kur do të zëvendësohen orët e humbura.

Kështu tha ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci.

“Me rëndësi është se ne do ta realizojmë këtë pagesë për mësimdhënësit, por me garanci që orët e humbura do të kompensohen”, ka thënë ajo.

E ky kushtëzim, nga SBASHK-ut thonë se nuk është i drejtë.

Rrahman Jasharaj në një prononcim për Front Online thotë se për kompensimin e orëve duhet një planifikim dhe se ato nuk mund të zëvendësohen brenda një ditë.

“Orët e humbura edhe po deshëm edhe po nuk deshëm, nuk mund të kompensohet brenda një dite, por duhet bërë një planifikim, dhe kushtëzimi me mbajtjen e orëve nuk është i drejtë nuk është i sinqertë”, tha ai për Front Online.

Ai tha se i takon ministres Nagavci që të bëjë të pamundurën që mësimdhënësit të paguhen, e jo të veprohet ndryshe siç ndodhi me një pjesë tjetër të grevistëve.

“Kontratat kolektive e nënshkruar nga MASHT dhe SBASHK-u saktëson se orët e humbura nuk mbahen por e lë në mundësi që kjo të ndryshojë me marrëveshje të dy palëve. Pra fillimisht zonja Nagavci duhet të bëjë çmos që punëtorët e sektorit të saj të marrin pagë, siç morën punëtorët e një sektori tjetër që po ashtu ishin në grevë|”, tha ai për Front Online.

 

Asnjë koment

Comments are closed.