26-04-2024

‘Nata’ e hajnave, iu hyjnë në shtëpi tri familjeve e ju vjedhin stoli ari, pushkë…

Një numër i madh i vjedhjeve janë raportuar në raportin e policinë për 24 orët e fundit, raporton IndeksOnline.

Një e tillë është raportuar në fshatin Prilep të komunës së Deçanit, ku një person ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë në ora 22:00  kanë depërtuar brenda shtëpisë së tij me ç ‘rast kane vjedhur stoli ari dhe një arme zjarri me dokumentacion përkatës.

Lexo edhe:

Këto janë lokalitetet e sotme të rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid

Ndërsa një tjetër rast ku sërish janë vjedhur  stoli ari ka ndodhur në fshatin Drenoc të Malishevës. Kjo nuk ishte e tëra, meqë hajnat me vete morën edhe një armë gjuetie.

I goditur mbrëmë nga hajnat ishte edhe fshati Ponoshec i komunës së Gjakovës. Një qytetar ka raportuar në polici se Brenda shtëpisë së tij kanë hyrë persona të panjohur e të cilët I kanë vjedhur një pushkë gjuetie e disa vegla pune./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.