Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Fadil Hasa
Ai lindi në Durrës me 8 prill 1940. Spikati më shumë në role komike ne estradën e Durrësit.
Hasa ka luajtur edhe në filma si “Kronikë provinciale (2009), Mao Ce Dun (2007), Zëvendësi i grave (1987), etj. Ai kaloi pothuajse 30 vite në skenë. Ne mendjen e publikut do te mbeten rolet e tij tek “Dajrja”, skeçi “Sheqeri”, tekniku i lavatriçes, etj.
Gjate karrierës ka fituar shume tituj dhe vlerësime, qe nga “Artist i Merituar” e deri te 4 herë “Aktori më i mirë i humorit”.
Kohët e fundit vuante nga një sëmundje e rëndë. Humbja e një aktori me vlera është një humbje për artin tonë. Nesër, në orën 10:00 do të bëhen homazhe në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu”.