03-05-2024

Ndërroi jetë infermierja nga Malisheva, Sadije Thaçi

Ka vdekur Sadije Thaçi, e cila për vite të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë.

E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension.

Sadije Thaçi ishte bashkëshortja e doktorit të njohur nga Malisheva, Aziz Thaçi.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur QKMF’ja në Malishevë, ku kanë shprehur ngushëllime për familjen dhe kolegët.

“Motra Sadije ishte një punëtore me vlera të larta humane dhe një profesioniste shëndetësore që me dekada iu përkushtua profesionit dhe ishte e palodhshme në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Në emër të QKMF-së “Dr Shpëtim Robaj” në Malishevë ju shprehim ngushllimet më te sinqerta familjarëve dhe të gjithë kolegëve që ndanë një pjesë të jetës dhe të punës bashkë”, vijon njoftimi. /GS

Asnjë koment

Comments are closed.