23-11-2024

Ndërroi jetë mjeku prizrenas, Dr. Ahmet S. Goçaj

Në moshën 59 vjeçare, sot, ndërroi jetë Dr. Goçaj, raporton Gazeta e Prizrenit.

I ndjeri së fundmi trajtohej në Spitalin e Prizrenit, ku edhe punoi prej disa vitesh.
Ai është bashkëshorti i doktoreshës së njohur të Radiologjisë në QKMF, Dr. Shpresa Llukaj-Goçajt.
Dr. Goçaj ishte shembulli më i mirë i një mjeku humanist dhe atdhetar, pasi së bashku me bashkëshorten, gjatë kohës së luftës çlirimtare në Kosovë, dhanë ndihmesë të madhe në shërimin e pjesëtarëve të plagosur të UÇK-së dhe popullatës civile, në rrethana tejet të vështira.
Është karakteristike se në familjen e tij të ngushtë, prej pesë anëtarëve, katër ishin mjekë, dy prej të cilëve vajzat, Dr. Kaltrina e Dr. Alba, që mbaruan studimet me nota të larta.
Njoftimin për vdekjen e tij e bëri familja:
“Me zemër të thyer, njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se më i dashuri ynë Dr. Ahmet (Sadri) Goçaj, sot iu bashkua përjetësisë. Jeta jote plot dinjitet na la me kokën lartë, të qoftë dheu i lehtë i Kosovës që e dashte aq shumë! Bashkëshortja, Shpresa, djali Ibri, vajzat Kaltrina dhe Alba, dhe mbarë familja Goçaj nga Kosova, Mali i zi, Europa e Amerika”, thuhet në postimin e tyre. / Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.