Ndërroi jetë veprimtari prizrenas Bedi Kabashi
Sot ka ndërruar jetë, Muhamed Bedi Kabashi ish-veprimtar i dalluar i Këshillit të Financave, që ka vepruar gjatë viteve të ’90-ta në Prizren.
I ndjeri ishte i angazhuar në lagjen “Xhevdet Doda’’, ndërkohë që ishte anëtarë i Kryesisë së Këshillit Komunal të Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Kabashi është dalluar si një veprimtar i palodhshëm, ndërsa ka marrë pjesë në aktivitete kombëtare, duke qenë njëri ndër organizatorët e shumë nismave humanitare, në kohën e funksionimit të institucioneve paralele, për jetësimin e Republikës së Kosovës.
Ai vdiq në moshën 71-vjeçare. Varrimi i tij bëhet të premten, në varrezat e Prizrenit./GazetaePrizrenit.net /