Ndërroi jetë veprimtari, Shaban Bobaj nga Korisha
Ka ndërruar jetë veprimtari i hershëm i çështjes kombëtare, Shaban Bobaj nga Korisha e Prizrenit. Ai ia ka kushtuar një jetë të tërë angazhimit për atdhe për realizimin e synimit për Pavarësinë e Kosovës, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Shaban Bobaj ka vepruar në Gjermani, duke qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Heroit, Remzi Ademaj dhe ka bashkëvepruar edhe me Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën e atdhetarë të përbetuar.
Ishte një bashkëveprimtar edhe i shumë çlirimtarëve të tjerë.
“Kontributi i bacit Shaban vështirë mund të përmblidhet me fjalë, por do t’u shërbej gjeneratave brez pas brezi. Për këtë, figura e tij do të kujtohet gjithmonë!”, kanë shkruar ndër të tjera, miqtë dhe bashkëveprimtarët. /GazetaePrizrenit.net