24-04-2024

Ndërron jetë njëri nga themeluesit e degës së LDK-së në Zhur, profesor Fadil Vezaj

Ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare prof. Fadil Vezaj.

Profesor Fadil Vezaj, ishte njëri nga themeluesit e degës së LDK-së në Zhur, gjithashtu ishte ndër themeluesit e shoqatës ‘Motrat Qiriazi” në Prizren. Për disa vite ishte edhe kryetar i nëndegës së I-rë në Zhur.

Si një veprimtar i palodhshëm i situatave të vështira, njeri i drejtë dhe i guximshëm, Fadil Vezaj kishte lindur me 07.03.1956 në fshatin Zhur.

Ai kishte kryer Fakultetin e Shkencave Matematikore drejtimi Matematike ku dhe kishte marre titullin Prof. i Matematikes. Ishte duke punuar në shkollën e mjekësisë në Prizren, si profesor i Matematikes./tvprizreni.info/

Asnjë koment

Comments are closed.