05-10-2024

Ndërtimi i shtëpive në veri/ MAPL dhe “Jetimat e Ballkanit” së shpejti do të ndërtojnë mbi 200 shtëpi të reja

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, bashkë me kryeministrin Kurti dhe ministrin Sveçla, morën pjesë në vendosjen e gurthemeleve për dy shtëpi në fshatrat Bistricë dhe Cerajë të Leposaviqit.

Ndërtimi i këtyre shtëpive do të bëhet në kuadër të thirrjes së MAPL-së për ndërtim të shtëpive për qytetarët e komunitetit jo-shumicë, shkruan Indeksonline.

“Me kryeministrin, Albin Kurti, dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla vendosëm gurthemelet e shtëpive të familjes Hajdari në Bistricë dhe familjes Miftari në Cerajë, si dhe takuam kryefamiljarin Shaban Durmiq nga komuniteti boshnjak të cilit do ti ndërtohet shtëpia e re në lagjen e boshnjakëve.

Ndërtimi i këtyre shtëpive po ju mundëson banorëve të komunave Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok dhe Zveçan të kthehen në pronat e tyre pas shumë viteve ku banimi ishte i pamundur dhe i pasigurt” shkroi Krasniqi në njoftimin e tij.

Indeksonline raporton se ministri Krasniqi, bashkë me dikasterin e tij dhe shoqatën e njohur “Jetimat e Ballkanit” së shpejti do të nismojnë ndërtimin e më shumë se 200 shtëpive të tjera në veri të vendit.

Asnjë koment

Comments are closed.