Ndotet nga ujërat e zeza Lumbardhi i Prizrenit (FOTO)
Sot në mesditë, në shtratin e Lumbardhit të Prizrenit janë derdhur ujëra të zeza, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Uji i ndotur dilte nga gypi nën Urën e Arastës dhe bashkohej me ujin e lumit rrjedhës së tij.
Në vendin e ngjarjes janë parë edhe zyrtarë të policisë dhe të inspektoratit, por ende nuk ka ndonjë sqarim përse ndodhi kjo.
Lexo edhe:
Komuna e Prizrenit me performancë mesatare për Ujin e Pijes (Dokument)
Derdhja e ujërave të zeza rrezikon faunën nëpër lumenj. /GazetaePrizrenit.net/