24-04-2024

Komuna e Prizrenit me performancë mesatare për Ujin e Pijes (Dokument)

Ndonëse nga shumëkush vlerësohet si qytet i burimeve, sa i përket matjeve në fushën e Ujit të Pijes, të bëra nga ana e Ministrisë së Pushtetit Lokal (MPL), në listën e përgjithshme të komunave të Kosovës,  Prizreni radhitet kah mesi i tabelës,  shkruan Gazeta e Prizrenit.

Kjo gjendje paraqitet në raportin e MPL-së rreth performancës së Komunave për vitin 2019, në të cilin prezantohen rezultatet e komunave nëpërmjet 19 fushave të kompetencave, që janë nën përgjegjësi të tyre.

Lexo Edhe:

Komuna e Prizrenit del keq edhe në fushën e Infrastrukturës rrugore (Dokument)

Fusha e 12-të e cila është matur i takon Ujit të pijshëm. Kjo matë sigurimin apo furnizimin e qytetarëve dhe bizneseve me ujë të pijshëm si dhe realizimin e projekteve komunale për ujë të pijshëm.

Edhe në këtë fushë para Prizrenit jo vetëm që janë disa komuna të mëdha si  Gjakova, Peja, Ferizaji, por edhe ato më të vogla si Juniku, Deçani, Shtimja, etj. Po ashtu para Prizrenit janë edhe dy komunat më të vogla të rajonit tonë, si Rahoveci e Suhareka, derisa Malisheva është ranguar më poshtë.

Në këtë drejtim Komuna e Prizrenit ka treguar 82.26 % të performacës, duke u renditur në vendin e 19-të, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Vlen të përmendet sa i përket Ujit të pijshëm katër komuna: Ranilluku, Peja, Juniku dhe  Deçani  kanë raportuar për shtrirje të rrjetit të ujit të pijshëm në 100 % te ekonomitë familjare, institucionet publike dhe ekonomitë biznesore.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ndërkaq, pos mungesës së performancës në arsimin parauniversitar,  asaj në Infrastrukturën rrugore dhe transparencë ku është radhitur ka fundi i tabelës në Kosovë, pastaj radhitjes nën mesatare sa i përket kujdesin primar shëndetësor, Komuna e Prizrenit, ka dalë me performancë shumë të dobët edhe për Kulturë, Rini e Sport, meqenëse ka mbetur ndër vendet e fundit në tabelë, në mesin e komunave të Kosovës.

Lexo Edhe:

Komuna e Prizrenit në vendet e fundit në Kosovë për Kulturë, Rini e Sport (Dokument)

 

Asnjë koment

Comments are closed.