Në Bllacë të Suharekës përkujtohen dëshmorët
Në këtë manifestim përkujtimor kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ka mbajtur një fjalë rasti me ç’rast ka përshëndetur të pranishmit dhe familjarët e dëshmorëve të këtij fshati, duke vlerësuar se ky vend i ka dhënë shumë çështjes kombëtare.
“Bllaca ka dhënë figura historike e folklorike, në periudha të ndryshme kohore. Ajo sakrifikoi deri në vetëflijim në rrugëtimin e lirisë”, ka thënë ai.
Folësit kanë vlerësuar se dëshmorët e UÇK-së janë historia më e re e vendit.
Me këtë rast në program janë kënduar kushtuar dëshmorëve dhe valle burimore shqiptare si dhe recitale nga nxënësit e fshatit Bllacë.