19-04-2024

Në Damanek të Malishevës filloi rregullimi i  kanalizimit

Kanë filluar punimet në rregullimin e kanalizimit në një pjesë të fshatit Damanek të Komunës së Malishevës. Ky kanalizim, është duke u ndërtuar në kuadër të investimeve në rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës. Fillimin e punimeve e kanë parë nga afër nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha dhe drejtori për urbanizëm, Islam Vrenezi.

“Punimet kanë filluar dhe po shkojnë mirë, ndërsa ky investim është pjesë e obligimeve tona që kemi si komunë, në rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës”, tha nënkryetari Berisha, gjatë takimit me banorët e kësaj pjese të fshatit Damanek.

Edhe banorët e fshatit, e kanë mirëpritur këtë investim të komunës, pasi ndërtimi i kanalizimit në këtë pjesë, dhe kyçja në rrjetin kryesor të kolektorit të ujërave të zeza, ka rëndësi të madhe për banorët.

Drejtori i urbanizimit, Islam Vrenezi, tha se “ky kanalizim ka një gjatësi prej 1.900 metra dhe është investim i Komunës së Malishevës”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.