13-07-2024

Në Damjan të Hasit sulmohet 9-vjeçari nga bashkëmoshatarët, intervenon Policia

Sot në fshatin Damjan të Hasit (Gjakovë), Gazeta Sinjali ka mësuar se një fëmijë 9-vjeçar është sulmuar me mjete të forta nga bashkëmoshatarët, për motive akoma të panjohura.

Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes dhe është denoncuar menjëherë në Polici.

Fëmija është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve, ndërkohë që njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Asnjë koment

Comments are closed.