26-04-2024

Në “Jenimahallë” fillon largimi kabllove nga shtyllat elektrike dhe futja nëntokë

Sot, në lagjen “Jenimahallë” filloi largimi i rrjetit të kabllove nga shtyllat elektrike në qytet dhe futja e tyre në gypa nëntokësorë.

Kreu komunal Shaqir Totaj, ka njoftuar se ka vëzhguar nga afër punimet gjatë futjes së kabllove të tensionit lartë nën tokë, qe po kryehet në pajtim me KEDS-in.

“Po ashtu, edhe kabllot e ekspozuara, të cilat janë të rrezikshme dhe japin pamje të shëmtuar do të futen nën tokë. Ky projekt do të vazhdoj në gjithë territorin e Komunës së Prizrenit dhe do të bëjë përmirësimin e furnizimit me rrymë stabile për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ai.

 

Asnjë koment

Comments are closed.