18-05-2024

Në Lidhjen Shqiptare do të vendosen shtatoret e tre prijësve të saj

Në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sot në orën 15:00, do të mbahet ceremonia për vendosjen e shtatoreve të tre prijësve historikë të saj: Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sylejman Vokshit.

Ceremonia mbahet nën patronatin e Kryeministrit, me rastin e vitit të Skënderbeut dhe 140 vjetorit të LSHP-së, ngjarje kjo ndër më të rëndësishmet e historisë kombëtare shqiptare.

Me këtë rast në Prizren do të jetë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj si dhe personalitete të tjera, përfshirë edhe ato lokale. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.