Në Pagarushë pritet ndërtimi i kompleksit “Baresha”
Në fshatin Pagarushë të Malishevës pritet të ndërtohet kompleksi “Baresha”, kushtuar mbretëreshës së muzikës shqiptare, bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Një vendim të tillë, bwhet e ditur se e ka marrë sot Kuvendi i Komunës së Malishevës, në një mbledhje të jashtëzakonshme, ku me vota unanime të anëtarëve të KK-së, që ishin prezent, ka marrë vendim për ndarjen e një lokacioni, në fshatin e origjinës së këngëtares, që ndryshe njihet edhe si diva e muzikës shqiptare.