03-12-2024

Paraburgim prizrenasit për një vrasje në tentativë

Departamenti për Krime të Rënda, pranë  Gjykatës Themelore të Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale E.XH. nga Prizreni.

Kjo u bë për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale vrasje në tentativë, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve.

Në përshkrimin e lëndës, thuhet se me datën 20.06.2018 rreth orës 23:55 minuta në Prizren, në cilësi të bashkëkryerësve me dashje ai me dy të tjerë, tentojnë ta privojnë nga jeta personin tjetër.

“Pas një mosmarrëveshje paraprake me të pandehurin me iniciale E.XH., pajisen me armë zjarri, me të arritur te vendi kritik, e në momentin kur e vërejnë E.XH. duke e hapur dritaren e taksisë së taksistit me iniciale E.F., i pandehuri me iniciale F.S.me pistoletën e modelit VZOR50, B.S. me një armë të zjarrit për momentin të tipit të panjohur dhe E.Lj. me një pistoletë , shtënë në drejtim të E.XH. dhe pas përfundimit të shtënave largohen nga vendi i ngjarjes. I pandehuri i lartcekur nga data 20.06.2018, ka qenë në arrati”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

 

Asnjë koment

Comments are closed.